Albania Art Institute organizon: "Tregoheshin Ngjarje" - "to Tell a Story" - Projekt i kuruar nga Najada Hamza e Ardian Isufi................................Ne Fasaden e Galerise FAP, me hyrje ne shpine te Godines se Akademise se Arteve, naten e 19 Dhjetorit, nepermjet nje projeksioni te fuqishem e nen tingujt muzike, kuratoret e ekspozites " Trego nje Ngjarje", Najada Hamza e Ardian Isufi, shfaqin platformen e tyre. Ca me tej, nje mur i gjate qe i perket Bibliotekes se Akademise eshte pikturuar e transformuar nga studentet e Grafikes se Fakultetit te Arteve Pamore. Nje vitrine dyqani perballe ketij muri, terheq vemendjen maksimale te kalimtareve, pasi eshte prekur e transformuar artistikisht nga pedagoge po te ketij Fakulteti. Rruga e drejte mbyllet ne fund te saj , me nje pallat te ri, ku ne kater qoshet e fasades se tij jane instaluar veprat e artistit Ardian Isufi. Te gjitha keto prekje artistike, jane bere per tu shfaqur ne naten e dhenies se Cmimit AMC per Artin Bashkekohor.Me pergjegjesi te larte dhe ambicie, ju pergjigjem pozitivisht fteses dhe bashkepunimit me AMC, per te mbeshtetur e vleresuar artin bashkekohor . Ne hapesirat e Galerise FAP dhe me Platformen " Trego nje ngjarje", 8 artiste te rinj te seleksionuar, krijimtaria e cileve pretendon te jete nje qendrim i pozicionuar qarte si tendence e artit te dites, sjellin krijimete tyre te mbeshtetura ne rrefime, deshmi, emocione e perjetime individuale artistike, te cilat pretendojne jo vetem kualitet ne menyren e te shfaqurit, por ku mesazhi dhe marredhenia personale e artistit me mediumin dhe reflektimin, provokon maksimalisht problematiken sociale.Ekpozita Urbane e organizuar pergjate rruges se Galerise Fap, me te gjitha nderhyrjet artistike te lartpermendura, u ndertua nen moton " dhunshem t'ua bejme artin prezent" dhe nen deshiren qe kjo rruge kete mbremje te ishte rruga e artit dhe e artisteve.Trego, thuaj, rrefe, pra ngjarje, ku, atje, brishtesi, apo, konflikt, padurim, per, ne, ju, ndodhi, lokale, globale...........Keto jane pjese te platformes kuratoriale te cilat arriten te ngjizin nje produkt mjaft cilesor artistik me artistet e perzgjedhur Bevis Fusha, Driant Zeneli, Rudina Hyka, Ilir Kaso, Genta Spahia, Oert Miziri, Sonilda Bardhoshi, Harri Aleksi."Nena ime ", vepra e nderuar me cmimin AMC, konceptualisht duke levizur thjeshte e pa shume gjeste ne kohe, arriti te shkeputej nga ngjarjet e kesaj mbremjeje per tu bere nje ngjarje e rendesishme e vitit ne skenen e artit bashkohor shqiptar.
Canal: Film & Animation
Añadido: November 30, 1999 at 12:00 am
Autor: TiranaFilmFest
Duración: 01:39
Puntuación: N/A
Reproducciones: 1226
Etiquetas: Akademi Albania Ardian Art FAP Gallery Hamza Ilir Isufi Kaso Najada Tirana
| No comments. |